fbpx

Super operacioni grek, reagim i policisë shqiptare

auto_gre1569422268.jpg

Sipas asaj që raportojnë mediat greke dy shtetas shqiptar dhe një italian kanë rënë në pranga pas një operacioni të madh antidro.ge të realizuar nga policia greke, pasi dy gomone që dyshohet se ishin nisur nga Shqipëria, kanë tentuar të futet në ujërat turke,

Po sipas mediave greke, në këtë operacion policor, raportohet se ka pasur edhe të sht.ëna.

Pas lajmit, ka reaguar edhe policia shqiptare, që mohon që gomonet të jenë nisur nga Shqipëria. Policia e Shtetit, në një njoftim zyrtar sqaron se nuk ka asnjë të dhënë që mjetet lundruese të jenë nisur nga Shqipëria, por konfirmon se dy shqiptarë janë ndaluar.

“Në lidhje me një lajm të bërë publik në disa media, të cilat i janë referuar burimeve mediatike greke se dyshohet që dy gomone janë nisur nga Shqipëria dhe se Policia Greke është duke zhvilluar operacion, sqarojmë opinionin publik se: Nga komunikimi paraprak me homologët grekë, lajmi i dhënë në media është tërësisht i pavërtetë. Operacioni zhvillohet në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë dhe jo në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe nga komunikimi i deritanishëm dhe shkëmbimi i informacionit nuk ka asnjë të dhënë që mjetet lundruese të jenë nisur nga Shqipëria. Policia Greke gjatë operacionit ka kapur një prej mjeteve lundruese, brenda të cilit nuk është gjetur lëndë narkotike dhe ka ndaluar dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas italian që ndodheshin në bordin e skafit. Policia e Shtetit vijon shkëmbimin e informacionit me homologët për dy shtetasit shqiptarë dhe është në ndjekje të operacionit nga homologët grekë”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303