fbpx

SUPER SKANDALI/ “Shqipëria ‘nuk laget më’ nga deti Jon”, ja fotot

e72b0cb433ad7a807c98c2e2a89dbdef_L.jpg

Deti Jon, nuk është më i yni. Kjo sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit që ka vendosur t’ia kalojë të gjithin Greqisë pas azhornimit të hartave.

Ky është skandali i radhës i denoncuar nga profesori i Universitetit Bujqësor, Rigers Bakiu.

Sipas denoncimit të Bakiut, rezulton se Agjencia Europiane e Mjedisit në azhornimin e fundit që i ka bërë hartave të saj, ka hequr detin Jon nga territori i Shqipërisë dhe i ka kaluar Greqisë fqinje. Në hartën e kësaj agjencie, ndarja mes detit Jon dhe atij Adriatik është shënuar me vijë blu nga ishulli grek i Korfuzit horizontalisht me brigjet italiane.

Advertisement

“Një ditë të bukur pranvere merr vesh se Deti Jon nuk e lag më rivierën e bukur të Shqipërisë. Ai zhduket në raportin e fundit mbi Rajonizimin Detar, përgatitur e publikuar në 2017 nga Agjencia Evropiane e Mjedisit. Ju lutem shpërndajeni sa më shumë, sepse kërkohet një sensibilizim mbarëkombëtar për zgjidhjen e kësaj çështje. Është njoftuar nga unë edhe Kryeministria nëpërmjet Twitter”, shkruan Bakiu.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303