fbpx

Superoperacionet e FNSH dhe RENEA në Elbasan, flet Artan Hoxha

art.jpg

Dy superoperacionet e FNSH-së dhe RENEA-s në Elbasan sipas gazetarit të njohur të kronikës, Artan Hoxha, janë një goditje e fortë për botën e krimit në atë qytet.

Sipas Hoxhës, RENEA dhe FNSH janë nisur që nga Tirana pasi policia lokale ka shumë probleme, ndërkohë ka shtuar se është bastisur gjithë zona ku vepron kryesisht klani Çapja.

‘RENEA dhe FNSH janë dërguar nga Tirana se policia e Elbasanit ka probleme. Ata kanë bastisur të gjithë zonën ku operon kryesisht klani Çapja. Kanë monitoruar disa zona dhe janë shjoqëruar më shumë persona se janë ndaluar. Ama bie në sy se të kontrollosh një numër kaq të madh objektesh dhe numri i armëve dhe provave është shumë i vogël. Dicka ka levizur aty brenda se është e pamundur që të kapësh aq pak’, tha Artan Hoxha në emisionin RepolitiX.

Sakaq, gazetari ka paralajmëruar se javën tjetër do të publikojë një video të frikshme ku shihen forcat operacionale të policisë që përplasen me armë me anëtarët e një bande kriminale në Elbasan.

‘Javën tjetër do mundohem të përmbyll një material. Prandaj janë shmangur forcat operacionale. Në një video që kam unë shihet sesi grupi operacionl dhe një grup persoansh të armatosur luftojnë me njëri-tjetrin’, shtoi Hoxha.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303