TË FUNDIT

Takim i fshehtë në Berlin mes përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës

Përfaqësues të Beogradit dhe Prishtinës u takuan ditën e djeshme në Berlin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se takimi i ndërmjetësuar nga Gjermania, nuk ishte i fshehtë, por takim përgatitor për samitin e Parisit, ndërsa ka shtuar se pas tij Gjermania e Franca e kanë kuptuar mirë se kush nuk dëshiron dialog.

“Marko Gjuriçin e kam dërguar unë në Berlin, që të marrë pjesë në mbledhjen përgatitore për samitin e Parisit. E kam porositur që Serbia të jetë konstruktive, se me rëndësi është heqja e taksës anticivilizuese, por shqiptarëve nuk iu ka shkuar mendja ta heqin taksën dhe prandaj nuk ka rezultate”, u tha Vuçiç gazetarëve në Minsk.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve nëse drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ishte atje fshehtas, Vuçiç tha se nuk ishte fshehtës, por ” ishte marrëveshja që të mos flitet publikisht”.

Mendoj se gjermanët e francezët e kanë kuptuar mirë se kush nuk dëshiron dialog dhe kush po frenon, ka vlerësuar Vuçiç dhe ka shtuar se tashmë është edhe më i sigurt se nuk do të ketë mbledhje në Paris./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat