fbpx

Takim me ministrin Lleshaj, ambasadorja Yuri Kim zbardh detaje, për çfarë diskutuan

website_Kim-1.jpg

Kryediplomatja amerikane Yuri Kim reagoi në Twitter për takimin e zhvilluar me ministrin Sandër Lleshaj.

Ambasadorja Kim shprehet se fokusi i këtij takimi ishte bashkëpunimi për sigurinë dhe zbatimin e ligjit, ndërsa thekson se një rëndësi e veçantë iu kushtua edhe përgatitjeve për zgjedhjet.

“Kam pasur një diskutim shumë të mirë sot me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj mbi bashkëpunimin e fortë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë për sigurinë dhe zbatimin e ligjit. Diskutuan gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet, përfshirë zbatimin e votimit biometrik siç është rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit. Ai sqaroi pyetjet në lidhje me regjistrimin e votuesve”, shkruan Kim.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303