23.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Takimi i dytë mes Trump dhe Kim Jong Un do të mbahet në Hanoi

spot_img

Donald Trump ka deklaruar se kryeqyteti i Vietnamit, Hanoi do të presë samitin e dytë historik mes presidentit amerikan dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un në fund të shkurtit, me premtim e një të ardhme të ndritshme ekonomike për Korenë e Veriut.

Vendi si dhe data e këtij samiti të dytë historik, pas atij që u mbajt në Singapor në muajin qershor tashmë dihen, por jo vendtakimi i saktë.

‘’Përfaqësuesit e mi sapo u larguan nga Koreja e Veriut pas një takimi shumë produktiv’’, shkroi Trump në një postim në ”Twitter”. Samiti do të organizohet në Hanoi, në Vietnam më 27 dhe 28 shkurt.

‘’Pres me padurim të takohem me presidentin Kim dhe të përshpejtojmë procesin e paqes’’, deklaroi ai./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat