13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Takimi Rama-Merkel, ja komenti i Gent Cakajt

Menjëherë pas takimit të kryeministrit Edi Rama me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku ka qenë i pranishëm së bashku me ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropalin, ka reaguar ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj.

Me anë të një postimi në Facebook, Cakaj shkruan se Merkel konfirmoi edhe një herë mbështetjen e Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

“Takimi me Kancelaren Angela Merkel konfirmoj edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, merr vlerësimin më të lartë nga Gjermania. Shqipëria do të vazhdon të luaj rolin e saj të pazëvendësueshëm në stabilitetin rajonal dhe afirmimin e vlerave evropiane në Ballkanin Perëndimor! Shumë mirënjohës për përkushtimin e Kancelares Merkel ndaj Shqipërisë”, shkruan ministri i Jashtëm në Detyrë

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat