‘Taksa’, gjenerali amerikan anulon vizitën në Kosovë

Gjenerali amerikan, Timothy Orr ka anuluar vizitën në shtetin e Kosovës, duke reflektuar pakënaqësi ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës në lidhje me taksën 100% ndaj Serbisë.

Ky lajm është bërë i ditur nga kreu i Forcës së Sigurisë së Kosovës, me anë të një letre drejtuar presidentit Thaçi.

Në letër, Rrahman Rama shkruan se Uashingtoni është duke shqyrtuar masa ndaj Kosovës, përfshirë këtu pezullimin e programeve trajnuese dhe edukative për FSK-në.

Kujtojmë që gjenerali amerikan pritej të ishte në Kosovë nga 16 deri më 18 shkurt, ku do përkonte pikërisht edhe me 11 vjetorin e pavarësisë.

Ndërkohë, çështja e vendosjes së taksës 100% ndaj mallrave serbe ka shkaktuar trazira në politikën e dy shteteve, Kosovë dhe Serbi./real-news.tv