Taksa/Mogherini ia pret shkurt Thaçit

mogerini0.jpg

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka qenë e prerë me Hashim Thaçin. Në një bisedë telefonike ajo i ka kërkuar presidentit heqjen e taksës ndaj Serbisë ndryshe nuk mund të ketë dialog midis dy vendeve.

Në një postim në rrjetin social Tëitter, Mogherini ka shkruar se dialogu duhet të vazhdojë sa më shpejt që është e mundur.

Mogherini ka vlerësuar se normalizimi i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është me rëndësi jetike për Ballkanin dhe BE-në, transmeton Telegrafi.

“Sapo diskutova me presidentin Thaçi: përsërita se tarifat duhet të revokohen në mënyrë që dialogu të rifillojë sa më shpejt që është e mundur. Normalizimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm për Kosovën, Serbinë, BAllkanin dhe Bashkimin Evropian. Nuk ka më kohë për të humbur”, ka shkruar Mogherini.

Diskutimin me përfaqësuesen e BE-së e ka konfirmuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se kushtëzimi i dialogut me taksën është i paarsyeshëm, por që Kosova sipas tij, duhet ta dëgjojë BE-në dhe Amerikën. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303