29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Taksa ndaj Serbisë, Brukseli apel Kosovës

spot_img

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila është edhe ndërmjetësuese e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thotë se është e gatshme të ftojë menjëherë një takim të nivelit të lartë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel në momentin e parë që hiqet taksa.

Ajo madje thotë se është e gatshme që të mbyllet në një takim pavarësisht se a do të zgjas edhe me muaj të tërë.

Në një intervistë për Gazetën Express, zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijancic, thotë se derisa nuk hiqet taksa, BE-ja nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë lëvizje drejt një takimi Thaçi-Vuçiç.

Zyrtarja e BE-së ka përsëritur edhe një herë kërkesën e Brukselit që urgjentisht të hiqet vendimi për taksën, me qëllim të vazhdimit të dialogut që do të dërgojë drejt një marrëveshje historike, ligjërisht të obligueshme në pajtim më të drejtën ndërkombëtare.

Sipas saj, dialogu është rruga e vetme për të ecur drejt marrëveshjes, dhe shton se këtë rrugë tashmë e ka vështirësuar vendimi i Haradinajt për taksë ndaj Serbisë e Bosnjës.

Sa i përket Platformës së Prishtinës, Maja Kocijancic ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e Brukselit se nuk i komenton qëndrimet e palëve në dialog.

E pyetur se pse 2019-a po cilësohet si vit i marrëveshjes, Mogherini nuk ka pasur një sqarim, vetëm ka treguar për thirrjet e vazhdueshme që janë bërë nga të gjitha instancat e Bashkimit Evropian që të shfrytëzohet momenti i krijuar për të arritur një marrëveshje finale dhe historike ndërmjet dy shteteve.

Sipas saj duhet të vendoset paqe dhe stabilitet në rajon, prandaj një zgjidhje e  problemit Kosovë-Serbi është diçka që duhet të ndodh urgjentisht, pasi një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është vonuar.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat