Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur në lidhje me taksën e vendosur ndaj mallrave serb dhe boshnjakë në Detroit.
Haradinaj tha se qëndrimi i tij është i njëjtë me atë të SHBA-ve, si dhe ai zbaton urdhrat pasi e gjithë kjo është në shërbim të forcimit të Kosovës.
“Populli shqiptar i takon botës që e udhëheq Amerika. Marrëdhënia e Kosovës me Serbinë është e ndjeshme se kemi pasur luftë e tragjedi. Qëndrimet tona lidhen me Serbinë dhe Rusinë, janë të qarta dhe të ngjashme si ato që i ka Amerika ndaj tyre. Unë jam njeri i terrenit, si ushtari i Amerikës në terren, unë i zbatoj urdhërat, po i zbatoj si e parasheh terrenin. Unë besoj se duke e forcuar Kosovën, forcojmë interesin amerikan dhe largojmë interesin rus dhe të tjerëve”, tha Haradinaj./real-news.tv

