Tapë në timon dhe me armë me vete, prangoset 45-vjeçari nga Tirana

Sot është arrestuar nga policia një 45-vjeçar, i cili ishte i dehur teksa drejtonte makinën si dhe posedonte një armë zjarri.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë vënë në pranga shtetasin G.K., 45 vjeç,  banues në Tiranë, pasi  në Rrashbull, Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, të cilin e drejtonte në gjendje të dehur  i’ u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me mbishkrimin SIG-SAUER, dhe një kreher me tre  fishekë model 7.65 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.