fbpx

Tashmë është zyrtare/ Ja çfarë do të ndodhë me shkollat në vend, po me maturantët…

Situata e krijuar nga pandemia e covid-19, ka krijuar një problem shumë të madh në shkollat e vendit.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, sapo njoftoi ditën e sotme se viti shkollor 2019-2020 do të mbyllet për shumicën e nxënësve, por viti mësimor nuk digjet.

Përjashtim do të bëhet per maturantët, të cilët do të kthehen në shkolla për periudhën 18 maj deri në 5 qershor me qëllim që të përgatiten për Maturën Shtetërore.

Po ashtu ajo konfirmoi se nxënësit e tjerë do vazhdojnë mësimin on line, por edhe ata do të përfundojnë mësim dy javë para kohës normale të zgjatjes së vitit mësimor. Pra mësimi do vijojë deri më 29 Maj.

““Do të ketë hapje të pjesshme të shkollës për 3 javë për maturantët nga 18 maji deri më 5 qershor. Do të punohet për lëndët e Maturës Shtetërore nën rregulla strikte të distancimit social. Në një klasë do jenë nga 10 në 12 veta. Provimet e maturës do të zhvillohen në periudhë më të shkurtër nga 8 në 18 qershor. Anulohen provimet për klasat e 5-ta dhe të 9-ta. Vijon mësimi on line për pjesën tjetër deri më 29 Maj”,- tha Shahini në një komunikim me mediat.