Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është votuar sot duke hyrë në histori si shqiptari i parë që zgjidhet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.
Mediat kanë zbuluar detaje të rëndësishme nga puna me mandat 4-vjeçar e Dukës në institucionin më të rëndësishëm të qeverisë së futbollit evropian.
Duka do të përfitojë plot 640 mijë euro gjatë katër viteve të tij në Komitet Ekzekutiv, ose e thënë ndryshe një pagë prej 160 mijë eurosh në sezon. Natyrisht këtu nuk përfshihen bonuset dhe honoraret e ndryshme. /real-news.tv/

