fbpx

Taulant Balla pritet nga Alexis Tsipras, zbardhen diskutimet e takimit

ball-1.png

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është pritur në një takim nga kryetari i SYRIZA, Alexis Tsipras, ku kanë diskutuar lidhur me bashkëpunimin e ngushtë mes dy grupeve parlamentare.

Dyshja theksuan se ky bashkëpunim do të vazhdojë të jetë në funksion të forcimit të marrëdhënieve të mira midis Shqipërisë dhe Greqisë.

“Mirënjohës për rolin e rëndësishëm të Partisë SYRIZA në mbështetje të procesit të integrimit Europian të Ballkanit Perëndimor”, tha Balla.

Gjithashtu Balla vlerësoi rolin e z. Tsipras gjatë kohës si Kryeministër në masat e marra në drejtim të lehtësimit dhe integrimit të plotë të komunitetit tonë shqiptar në Greqi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303