TË FUNDIT

Taulant Balla tregon objektivin kryesor të PS: Jemi duke investuar në…

Kreu i grupit parlamentar socialist, njëherësh drejtuesi politik i PS për Qarkun e Fierit, Taulant Balla  me një postim në rrjetin social Facebook shkruan se rikonstruksioni i terreneve sportive dhe palestrave në shkolla është tashmë një realitet.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Investimi në fushat sportive dhe palestrat e shkollave është objektivi ynë. Sporti është instrumenti i duhur për shëndetin e të rinjve dhe distancimin e tyre nga fenomenet negative. Vetëm në pak javë po investojmë në disa fusha sportive, me qëllim krijimin e infrastrukturës së nevojshme për futbollin e moshave. Bashkë me Eriselda Sefa ishim në Plug, ku ndoqëm ndeshjen finale të kampionatit të shkollave 9-vjeçare.

Ndryshe nga vitet e tjera, kampionati këtë vit u zhvillua në ambjente të rikonstruktuara totalisht nga Bashkia e Lushnjes, ne një fushë futbolli të shtruar me tapet të ri artificial dhe me dhoma zhveshje me kushte tepër të mira.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat