TË FUNDIT

Taulant Balla zbardh takimin me Metën për zgjedhjet: Na tha të bëhen më 6 mars, e ka kuptuar që..

Pas takimit që ka zhvilluar në Presidencë me Ilir Metën, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se kreu i shtetit ka propozuar që data e zgjedhjeve të jetë 6 marsi.

“Zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar në secilën prej bashkive brenda afatit 45 ditor. Për ne nuk ka asnjë datë, data është e përcaktuar nga ligji dhe Kushtetuta. Nga ana e Presidentit të Republikës jemi informuar me institucionet për zgjedhjet  e pjesshme 6 mars, duke marrë në konsideratë këto afate. Shkeljet kushtetuese të konstatuara këto 2 vite nuk duhet të kishin ndodhur dhe zgjedhjet të ishin mbajtur. Ne kemi qenë në anën e duhur të historisë dhe të respektimit të Kushtetutës. Besoj se edhe Meta e ka kuptuar se deri tani ka shkelur Kushtetutën”, tha Balla.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat