Të bindur për vdekjen e Festim Latos, familja hap dyert e mortit

Dy ditë më parë u gjet i vrarë në Holandë Festim Lato, presidenti i vetëshpallur i Çamërisë.

Ditën e sotme, familja e tij ka hapur dyert e mortit ku preson ngushëllime.

Kanë qenë vetë familjarët e viktimës, të cilët kanë bërë me dije vdekjen e tij pas njoftimit që kanë marrë nga policia holandeze.

Mediat holandeze raportojnë se Lato është vrarë si pasojë e borxheve të mëdha që kishte tek shumë individë dhe kompani.

Ndërkohë, ditën e sotme një tjetër trup i pajetë është gjetur pranë vendit ku u gjet edhe viktima Festim Lato./real-news.tv