fbpx

Të burgosurit letër Etilda Gjonajt: Gjykatësit e djegur nga Vettingu, vulosën fatin tonë

te-b-urg.jpg

16 të burgosur në Burgun e Burrelit i kanë nisur një letër Ministrisë së Drejtësisë ku kërkojnë amnisti pasi i kanë humbur shpresat për drejtësi nga gjykatat shqiptare.

Sipas 16 të burgosurve, të cilët kanë nënshkruar kërkesën, gjykatësit shqiptarë japin masa dhe dënime të lehta për biznesmenët e mëdhenj dhe ata që kanë mbështetjen e pushtetit kanë marrë dënime shumë të lehta.

Shumica prej tyre, theksohet në letrën dërguar ministrisë së Drejtësisë, janë djegur nga Vettingu, kryesisht për korrupsion.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303