15.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Maj, 2024

TË FUNDIT

“Të dielat pa makina nga tetori në mars”, reagon ashpër Petrit Vasili

Deklaratat e fundit të Kryeministrit Rama se do të bllokohen lëvizjet me makinë të dielave, nga tetori në mars, kanë sjellë  reagimi të shumta.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i kërkon shqiptarëve që të mos binden, e të dalin të gjithë me makina, mënyrë kjo sic thotë, do ta zmbrapsë kryeministrin.

“Kam parë të gjithë juve të preokupuar për cmendurinë e radhës së kryeministrit tonë, i cili do të bllokoka makinat për ditë të dielë, nga tetori deri në mars. Nuk ka nevojë t’i ktheni përgjigje këtij të cmenduri: Të gjithë bashkë që ditën e parë që do guxojë ta bëjë këtë gjë, të marrë makinat dhe të dalim të gjithë bashkë në rrugë.

Çfarë do bëjë ky i marrë? Do arrestojë dhjetëra mijëra shqiptarë në një ditë? Asgjë nuk do bëjë, do fus gishtin ndër shalë e do ikë. Ndaj të dashur miq, gëzojini ditët e lirisë, ta lëmë të cmendurit në punët e tija. Për sa i takon tetorit, edhe kush nuk e ka planifikuar ta ndezë makinën dhe të dalë, të shohim cdo bëjë, ky, gjithmonë nëse do jetë deri në tetor…”,- thotë Vasili.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat