fbpx

“Të gatshëm për bashkëpunim me Beogradin, por pa presione”

lugina-presheva-675x450.jpg

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë se Prishtina është gati për bashkëpunim institucional me Beogradin.

Më tej ai theksoi se Kosova nuk do t’i nënshtrohet presionit dhe kërcënimeve.

Mustafa gjithashtu i bëri thirrje ministrit të Pushtetit Lokal të Serbisë, Branko Ruzhiq që të angazhohet  në përmbushjen e detyrimeve të tij ligjore.

Kjo më së tepërmi i referohet 3 komunave: Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës.

Ministri Ruzhiq ka reaguar dhe ka thënë se kjo është e papranueshme.

“E papranueshme për përfaqësuesit e organeve, puna e të cilëve financohet me paratë e të gjithë qytetarëve serbë të veprojnë politikisht në kundërshtim me interesat e shtetit të tyre dhe komunitetit që ata përfaqësojnë”.

Këshilli Kombëtar Shqiptar thekson se serbët nuk e kanë respektuar vendimin e tyre lidhur edhe me komunat.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303