fbpx

Te Onkologjiku nuk ka ilaçe. Pacientët: Po ndërpresim kimiot

Screenshot_2-22.jpg

Në shërbimin onkologjik, ku trajtohen pacientë me sëmundje tumorale, mungojnë pothuajse të gjitha medikamentet.

Bëhet fjalë për medikamente të shtrenjta të cilat përdoren për kimioterapi dhe që nuk duhen ndërprerë, pasi përkeqësohet gjendja shëndetësore e pacientit.

Ka shumë pacientë që ankohen për medikamente si Oxaliplatinae, Irinotekan, dacarbazine dhe fluorouracil zoladex.

Pacientët thonë se premtimi që iu bë se nuk do të ketë mungesa barnash ishte thjesht një “shoë”. Në mënyrë të vazhdueshme ata thonë se janë përballur me mungesa duke ndërprerë edhe terapinë, pasi në treg të lirë këto medikamente shumë të kushtueshme dhe të papërballueshme për xhepin e qytetarëve.

Në Qendrën Spitalore Universitare pranojnë mungesën e barnave, por ata thonë se brenda kësaj jave do të nisë furnizimi me të gjitha medikamentet. TCH

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303