Të reja tronditëse/ Dy vëllezërit të shkuar të errët, paguan për vrasjen e dy personave

Te reja tronditëse vijojnë të dalin nga ngjarja e ndodhur mesditën e djeshme në zonën e Myslym Shyrit ku mbeti i vrarë me plumb në kokë Indrit Çelaj.

Elvis Gurra i dënuar në burgun e Fierit, ka deklaruar se është paguar nga vëllezërit Kusi, disa vite më parë për vrasjen e dy personave.

Griseldo Kusi 31 vjeç dhe Albano Kusi 28 vjeç, janë shpallur në kërkim nga policia se dyshohen se kanë vrarë ditën e djeshme në banesën e tyre Indrit Çelajn.

Por skandali thellohet pasi, vëllëzërit Kusi, janë akuzuar nga Elvis Gurra se i kanë ofruar një shumë të madhe parash prej 70 mijë  për të vrarë dy persona, vrasje  e cila ka mbetur në tentative.

Gurra ka deklaruar se materialet i ka referuar në Prokurori, por askush nga vllezërit Kusi nuk është thirrur ndonjëher.

Festim Dushku më ka lidhur me vëllezërit Kusi, i kam denoncuar për disa vite rresht, por askush nuk i ka shoqëruar.

“Jam Elvis Gurra i dënuar në burgun e Fierit dhe në 2008 kam plagos shtetasin Roland Domi. Jam paguar konkretisht nga Lulzim Kusi, Bujar Kusi, Bashkim Kusi dhe Rruzhdi Kusi. Unë kam marrë dënimin për këtë që kam bërë, jam gati të bashkëpunoj me prokurorinë. I kam denoncuar dhe nuk tremben fare për këtë gjë. Jam paguar 70 mijë euro dhe kanë mbetur të plagosur. Kan problem të ndryshme. Jam i gatshëm të flas me prokurorinë. Asnjë nuk kam bashkëpuntor. Nuk kam marrë asnjë lek se nuk mbaroj puna deri në fund. I kam lajmëruar të gjitha institucionet. Kam të gjitha letrat e shkruara. Vrasësit janë të lirë, kanë vrarë edhe persona tjerë. Se ka marrë mundësinë njeri të kontaktojë me mua. I mbron tjetër kush. Në 2008 ka ndodhur. Festim Dushku ka qen në kontakt me mua. Kur je pa punë çfarë do bësh do gjesh lek me hongër bukë. Unë kam qenë një herë në burg për armëmbajtje. Drejtpërdrejt me mua. Nipat janë të përzier me vrasje me gjëra. Kanë dhënë urdhër me vra shumë veta. Prokuroria nuk më ka marrë asnjë herë në pyetje. Dhe të gjithë janë të korruptuar. Çdo gjë e kanë organizuar ato. Unë vetëm ka gjuajtur. Nënëdrejtori i Policisë Tiranës është çuni i tezez së Gezim Kusit. Me premtuan 70 mijë euro dhe me kanë dhënë vetëm 3 milionë. Nuk shoqërohen në polici dhe mbrohen nga dikush shumë i fuqishëm. Fshihen persona shumë të rëndësishëm. rasësit e Indrit Çeljat më kanë paguar mua për një vrasje. E kam bërë denoncimin edhe në Prokurori.Në dosje nuk figuroj bashkëpunëtor.“– ka thënë ndër të tjera, Gurra.