Të shtëna me armë te ‘Tirana e Re’, një i vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash pranë  Tiranës së Re.

Sipas informacioneve paraprake, në këtë zonë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ndërsa dyshohet se një person ka humbur jetën.

Mendohet se viktima është një i ri, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije. Ndërkohë ambulanca dhe forca të shumta policie  kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Informacioni paraprak i Policisë: Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.