Tre persona janë plagosur dhe një ka humbur jetën si pasojë e një konflikti me kallashnikov në Prishtinë, në rrugën “Muharrem Fejza”, e njohur si lagjja e spitalit.
Mediat vendase raportojnë se 4 persona të plagosur u dërguan në spital, por njëri prej tyre humbi jetën. Mjekët shprehen se tre të tjerët janë nën kujdesin e tyre.
Ende nuk dihet shkaku i konfliktit të armatosur, por raportohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për konflikte pronësie.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do te njoftoheni me kohe”, tha Ahmeti.

