fbpx

‘Të tërhiqet njohja e Kosovës’, kryeministri çek rrëfen rezolutën e presidentit

ea86d21243d5460a2e0be377da4553b8_L.jpg

Kryeministri çek, Andrej Babish ka folur në lidhje me çështjen e Kosovës së bashku me ministrin e Jashtëm, Tomas Petricek dhe me atë të Brendshëm, Jan Hamacek.

Ai bën me dije se presidenti i vendit po i referohet një rezolute për mosnjohjen e Kosovës.

“Presidenti i është referuar një rezolute të Dhomës së Deputetëve gjatë qeverisë së Topolanekut për të mos e njohur Kosovën. Do të adresojmë këtë gjatë një takimi të koordinuar për politikë të jashtme”, tha Babishi.

Kujtojmë se kabineti i kryeministrit të atëhershëm të Çekisë, Mirek Topolanek, nuk e kishte mbështetur këtë rezolutë.

Nga ana tjetër, Babishi thekson se opinioni i presidentit është negativ për njohjen e Kosovës.

“Nuk po e them këtë. Kam diskutuar me Presidentin. Presidenti thotë se pozicioni për njohje të Kosovës erdhi edhe për faktin se morëm pjesë në NATO për pak kohë [gjatë luftës në Kosovë], se ishte një vendim politik, por se opinioni i tij për njohjen e Kosovës është negativ”, tha Babishi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303