fbpx

Teatri Kombëtar, Liçaj: Mësuesi i vizatimit të mbyllë gojën

licaj.png

Aktori Neritan Liçaj i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora e ka quajt një mësues vizatimi kryeministrin Edi Rama, i cili duhet të mbyllë gojën sa i përket analizimit të çështjes pse duhet prishur Teatri Kombëtar.

Liçaj tha se një ndër aktorët më të mëdhenj botërorë, që ka luajtur në të gjithë botën, e ka konsideruar sallën e teatrit kombëtar më të ngrohtën dhe të bukurën.

Neritan Liçaj: Një nga aktorët ikonë të teatrit botëror, ai që ka luajtur “Nënën e Krishtit” tek “Pasioni i Krishitit” që ka dhënë shfaqje aty, meqë na bën gjithologun mësuesi i vizatimit që kemi për kryeministër… Ka luajtur në çdo cep të botës edhe në Alaskë dhe ka thënë në sy të trupës se Teatrit kombëtar: “Nuk kam parë sallë më të veçantë dhe më të ngrohtë teatrale se kjo”. Prandaj mësuesi i vizatimit të mbylli gojën dhe të merret me ato gjërat e veta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303