Në kulmin e debateve për çështjen e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një tjetre të re, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që skeptikëve t’u përgjigjet me citime të disa prej aktorëve të skenës shqiptare. Ditën e sotme, kreu i qeverisë ka zgjedhur aktorin Artan Imami, i cili është përfshirë në debatin e madh që ka shkaktuar kjo çështje, ndërsa është pro shembjes së godinës ekzistuese. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Rama thekson se opinioni i Imamit është i qartë.
“Artan Imami është një tjetër protagonist tanimë i hershëm i skenës së Teatrit Kombëtar, i cili është ngjitur në atë skenë qysh “kalama”, si një ndër talentet më të spikatura të gjeneratës së re të viteve ‘80 dhe sot ai ka një opinion të qartë në debatin për të ardhmen e godinës së Teatrit Kombëtar.”, shkruan Rama në “Facebook”.

