fbpx

Teknologjia në zgjedhje/ Gjiknuri u justikua: Nuk do OSBE. Përgjigjet Borchardt

Pak ditë më parë, kërkesës këmbëngulëse të opozitës për teknologji në zgjedhje në të gjithë vendin, përfaqëesi i PS deklaronte se identifikimi biometrik nuk mund të aplikohej në zgjedhjet e radhës duke u justifikuar me një letër të mbërritur nga OSBE sipas të cilës, ky proces nuk duhej të kryehej në të gjithë vendin njëherësh, por vetëm në 10% të territorit.

Por çfarë thotë OSBE. Kreu i këtij institucioni në vendin tonë Bernd Borchardt në një intervistë në Vizion +. I pyetur se a është e realizueshme kërkesa e opozitës për aplikimin e identifikimit biometrik në të gjithë vendin dhe të një projekt pilot për votimin dhe numërimin elektronik, ambasadori thotë se kjo është e mundshme.

“Pikë së pari, lejomëni të theksoj se tani po prekim çështje të cilat nuk janë pjesë e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Kjo është diçka e mundshme. Di dy shtete pjesëmarrëse të OSBE-së, që e përdorin identifikimin biometrik. Pra, në parim, është e mundur.

Nevojitet konsensus dhe ky konsensus duhet të jetë i shpejtë, pasi zbatimi kërkon kohë. Duhet bërë procesi i prokurimit, duhet përgatitur pajisjet, duhen kalibruar, duhen futur të dhënat, duhen testuar, në mënyrë që të mos ketë asnjë problem ditën e zgjedhjeve.

Pra, shqetësimi im është koha – duhet të ndodhë shumë shpejt. Nëse vendoset, ne, sigurisht, do ta mbështetim Shqipërinë për zbatimin. Por ky është plotësisht vendim që i takon Shqipërisë ta marrë” – tha Borchardt.