TË FUNDIT

Tension dhe krisma/ Çfarë ndodhi sot në Veri të Kosovës

Operacioni i madh i Policisë së Kosovës në Mitrovicë ku u plagosen 4 efektivë ka trazuar  Prishtinën, Beogradin dhe faktorit ndërkombëtar.

Aksioni policor në veri të Kosovës ku u ndaluan disa zyrtarë dhe qytetarë, ka sjellë reagimin e ashpër të Presidentit serb Aleksnadër Vuçic i cili u shpreh se ka në gatishmëri ushtrinë. Nga ana e tij Ramush Haradindaj shpjegoi se bëhet fjalë vetëm për zbatimin e ligjit dhe se ushtria nuk ka qenë pjesë e operacionit. Ndërsa e akuzoi kreun e shtetit serb se është vendosur në mbrojtje të krimit.

Gjithashtu, edhe Brukseli e ka cilësuar aksionin në veri të Kosovës si domosdoshmëri e zbatimit të ligjit, ndërsa ka shtuar se palët duhet të tregojnë vetëpërmbajtje.  Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar që Kosova të mbetet e përkushtuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Nga operacioni policor në komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë,  Skenderaj dhe Drenas, rezultoi e disa zyrtarëve policorë të nacionaliteteve të ndryshme si shqiptarë, serbë dhe boshnjakë, të cilët kanë qenë të dyshuar si pjesë e krimit të organizuar./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat