fbpx

Tension te Unaza e Re, FNSH rrethon zonën

astir-1.jpg

Tensionohet situata te Unaza e Re, atje ku banorët protestojnë prej muajsh në mbrojtje të banesave të tyre. Mësohet se banorët kanë ndezur zjarr e kanë grumbulluar gurë për shkak të prezencës së shtuar të policisë.

Sipas ish-deputetit të PD-së, Klevis Balliu në vendngjarje ndodhen edhe FNSH-të. Po ashtu raportohet se në mbështetje të banorëve përveç Balliut janë edhe dy ish deputetët e LSI-së, Petrit Vasili e Endrit Braimllari.

astir astir3 astir4 67067588_2271129343216871_8247742848036765696_n
<
>

STATUSI I KLEVIS BALLIUT:  Siç e kam paralajmëruar Edi Rama kërkon viktima dhe sot ka sjellë FNSH dhe gjithë Policinë e Shtetit për të ndaluar heronjtë e Unazës së Re që të protestojnë, siç ja lejon Kushtetuta duke provokuar dhunën dhe bërë arrestime të paligjshme tek Unaza.

Gjithçka ndodh sot është faji i Edvin Kristaq Ramës. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që ti bëjë thirrje qeverisë të tërhiqet për të parandaluar dhunën.

Unaza momentalisht është në shtet rrethim për të provokuar dhunë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303