TË FUNDIT

Tensionet në Ukrainë, Xhaçka: I bashkohemi BE-së për sanksione ndaj Rusisë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka në takimin e 14-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit mes përfaqësuesve nga vendi jonë dhe Bashkimi Europian, foli për qëndrimin e Shqipërisë ndaj Rusisë pas njohjes së pavarësisë së rajoneve të Ukrainës, Donetsk dhe Luhan.

Ajo deklaroi se vendi unë është tërësisht i linjëzuar me politikën e Jashtme të Bashkimit Europian. Xhaçka shtoi se Shqipëria i bashkohet deklaratës së BE-së që përcakton sanksione shtesë ndaj Rusisë.

“Në lidhje me vendimin e Rusisë Rusisë për njohjen e Donetsk dhe Luhansk, i bashkohemi deklaratës së BE. Deklarata përcakton se do të ketë sanksione shtesë ndaj Rusisë. Të mos u jepen mundësi aktorëve të tretë që luajnë rol destabilizues në rajon’, tha ajo.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat