Policia Federale e Gjermanisë ka vendosur në pranga një shqiptar ditën e sotme në Austri.
Ai po tentonte të hynte në territorin gjerman me dokumente false.
Raportohet se 28-vjeçari ka paraqitur një dokument jo të tijin, i cili thuhet se ishte pasaporta e të vëllait.
Por me rastin e rishikimit të të dhënave në pasaportë, policët panë në kompjuter se për personin me këto të dhëna ishte në fuqi një ndalim hyrjeje në Gjermani. Për këtë arsye ata e kanë marrë të dyshuarin dhe e kanë çuar në Freilassing, për hetime të mëtejme.
Duke e shikuar pasaportën më hollësisht, policët erdhën në konstatimin se ajo nuk i takonte fare personit të kapur. Ai, për udhëtimin e tij në Gjermani, kishte përdorur pasaportën e vëllait pasi kishin ngjashmëri të fortë mes tyre.
Gjatë kontrollit të shenjave të gishtërinjve, hetuesit kanë arritur ta sqarojnë identitetin e vërtetë të shqiptarit. Por edhe në të dhënat e tij origjinale figuronte një ndalesë hyrjeje në Gjermani dhe këtë masë e kishte marrë para pesë vitesh në Gjermani.

