fbpx

Tentoi të vidhte një banesë, arrestohet në flagrancë i riu

polici-696x381.jpg

Policia e Cërrikut ka vënë në pranga një 29-vjeçar, nën akuzën e vjedhjes. Në njoftimin për mediat bëhet e ditur se i arrestuari është shtetasi S.T., 29 vjeç,  banues në Cërrik.

“Arrestimi i tij u bë pasi  në lagjen ” Nr 3.,” Cërrik,  ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.M, por është konstatuar nga shërbimet e Policisë dhe menjëherë është vënë në pranga”,- njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Vjedhja e mbetur në tentativë”-thuhet në njoftimin e policisë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303