Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Rimini.
Ata kanë tentuar të vjedhin një palë syze në dielli në një dyqan, mirëpo nuk kanë arritur t`ia dalin dot.
Pronari i dyqanit ka arritur t`i shohë shqiptarët dhe menjëherë ka lëshuar alarm.
Më tej, ata kanë kërcënuar pronarin me një shishe të thyer, shkruajnë mediat italiane.
Në vend që të dorëzohen, shqiptarët kanë ushtruar dhunë ndaj policëve.
Të arrestuarit, të cilët vazhduan sjelljen e tyre të dhunshme, u dërguan në burgun “Casetti”. Edhe një burrë italian, 65 vjeç u arrestua nën akuzën e vjedhjes së rëndë.

