Tenton të fusë drogë në burgun e Rrogozhinës, arrestohet

Një 29 vjeçar është arrestuar pasi tentoi të fusë drogë në burgun e Rrogozhinës.

I riu kishte shkuar në burg për të takuar të vëllanë i cili vuante dënimin pranë ambjenteve të IEVP Rogozhinë.

“Shërbimet e policisë së burgut të IEVP Rogozhinë, gjatë kontrollit të sendeve që 29 vjeçari i identifikuar me inicialet E. B, banues në Durrës, kishte sjellë për të vëllanë, kanë konstatuar që në rrobat e tij , mbante të fshehur lëndë narkotike,” informon policia.

Materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Prodhimi dhe shitje të narkotikeve”