Dy të rinj janë arrestuar në Gramsh pasi i kanë zënë pritë dhe kanë tentuar të rrahin një punonjës policie.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se dy të rinjtë, E.SH dhe shoku i tij me inicialet K.B përkatësisht 25 e 24 vjeç janë arrestuar pasi i kanë zënë pritë dhe kanë dashur të rrahin një punjonjës policie, i cili kishte shoqëruar mbrëmjen e djeshme në Komisariat 25 vjeçarin me inicialet E.SH.
Shtetasi me inicialet E.SH ishte shoqëruar dje në Komisariatin e Gramshit pas një sherri me disa persona të tjerë gjatë një feste të organizuar nga Bashkia e këtij qyteti, por më pas është lënë i lirë.
Menjëherë në ndihmë të efektivit të zënë në pritë ka shkuar patrulla e Përgjithshme e Policisë, dhe ka arrestuar në flagrancë dy të rinjtë.

