Akademiku i njohur dhe politikani Sabri Hamiti ka vendosur të tërhiqet në mënyrë përfundimtare nga politika.
Ai ka qenë njëri prej themeluesve të LDK-së dhe njëkohësisht mik shumë i mirë i Ibrahim Rugovës.
Anëtari i LDK-së, Visar Berisha ka qenë ai që e ka bërë të ditur këtë lajm.
‘Pasi u propozua dhe u zgjodh pjesë e Këshillit të Përgjithshëm, Sabri Hamiti, falënderues, nuk pranoi të jetë më pjesë e rrugëtimit aktiv në LDK’, ka shkruar Berisha në Facebook.

