Tërhiqet uji në Lezhë, disa fshatra pa energji për shkak të stuhisë

Pas përmbytjeve të mbrëmjes së të mërkurës, 6 nëntor 2019, situata në Lezhë mëngjesin e sotëm duket më e  qetë.

Uji është tërhequr nga zonat ku kishte përmbytje mbrëmë, si në Lezhë ashtu dhe në Shëngjin.

Gazetari i Ora News Elvis Hila raporton se ka pasur reshje me intensitet mesatar gjatë gjithë natës.

Ndërkohë probleme ka me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra për shkak të dëmtimit të linjave elektrike nga stuhia.