fbpx

Tërmet dhe përmbytje, shkon në 5 numri i shkollave që mbyllen

bes-1.jpg

Tre shkolla janë përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në kryeqytet. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja e Arsimit Besa Shahini përmes një postimi në facebook.

“Për shkak të reshjeve të mbrëmshme janë përmbytur katet e para të shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkollës 9-vjeçare “Yzberisht” dhe shkollës 9-vjeçare Lalm – të gjitha në Tiranë. Si pasojë, sot në këto shkolla nuk bëhet mësim.

Ekipet e Bashkisë dhe Ministrisë janë duke punuar në terren. Dita e mësimit sot do të zëvendësohet në një ditë tjetër ndërsa po përpiqemi që këto shkolla të hapen nesër.” shkruan Shahini.

Ndërkohë pas pasojave që la pas tërmeti, ministrja Shahini njoftoi ditën e djeshme se dy shkolla do të mbylleshin.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303