Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli thekson se Evropa është gati të ndihmojë në rikonstruksioin e dëmeve që shkaktuan tërmetet në Shqipëri përgjatë këtyre dy ditëve të fundit.
“Në këto orë të vështira, ne qëndrojmë me qytetarët shqiptarë. Mendimet tona janë te ata që janë plagosur apo kanë humbur shtëpitë. Evropa është gati të ndihmojë në rimëkëmbjet dhe rikonstruksionet”, shkruan presidenti i PE-së.
Mesazhe mbështetëse dhe ndihma janë ofruar për Shqipërinë edhe nga institucionet e tjera të BE-së, si dhe nga disa shtete evropiane.

