fbpx

Tërmetet/ Sherr në Qafëzezë: “Pa ndihmë shëndetësore e ushqime”

Screenshot_1-6.jpg

Tensionohet situata në Qafëzezë të Korçës, aty ku banorët e prekur nga tërmetet raportohet të kenë kaluar natën në kasolle dhe makina, pasi në total iu janë dërguar vetëm 9 çadra.

Videoja tregon një sherr mes banorëve, punonjësve të shërbimit dhe infermierit. Mësohet se njëri prej tyre është përplasur me infermierin që nuk i ka dhënë ndihmë nënës së tij të sëmurë, raporton Balkan Web.

Ndër të tjera ata janë të acaruar edhe me ndihmat e shpërndara, pasi bëhet fjalë për ushqime të paketuara që duhen gatuar. Por në kushtet ku ata ndodhen e kanë të pamundur të gatuajnë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303