Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca ka reaguar për tërmetet që prekën Shqipërinë javën e kaluar.
Në një status në Twitter ai shkruan se vendet e unionit kanë shprehur gatishmëri të plotë për të ndihmuar të prekurit.
“BE-ja qëndron në solidaritet me Shqipërinë në këtë kohë të vështirë pas tërmetit dhe mbështetja të konsiderueshme e BE është tashmë në rrugën e saj në Shqipëri. Disa Shtete Anëtare të BE po bashkohen në përpjekjet e ndihmës”.

