Jo vetëm shtëpitë që janë rrënuar tërësisht, por edhe ato banesa dhe biznese që kanë pësuar dëmtime të pjesshme do të kompensohen.
Nga Njësia 5, kryebashkiaku Erion Veliaj bëri të ditur se ka përfunduar vlerësimi dhe hartimi i dosjeve të plota për 51 rastet e para, të cilat do të kalojnë tashmë për trajtim në Këshill Bashkiak.
Ai theksoi se Tirana arriti që ti përgjigjej në mënyrën më të mirë gjithë emergjencës që solli tërmeti, duke i ardhur në ndihmë kujtdo që pësojë dëmtime, ndërsa evidentoi faktin se shumë nga shtëpitë që u rrënuan sot janë drejt fundit të punimeve për rindërtim.

