fbpx

Tërmeti shkund Korçën, njeriu i Metës: Merreni seriozisht presidentin!

jkdhs.jpg

Ish-ministri i Bujqësisë nga radhët e LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar pak minuta pasi juglindja e vendit u godit nga dy tërmete të njëpasnjëshme.

Me një reagim në “Facebook”, Panariti duke komentuar apelin e presidentit Ilir Meta thotë se thirrja e kreut të shtetit drejtuar institucioneve për të marrë masa duhet dëgjuar me seriozitet të madh. Sipas Panaritit, tani është koha për të lëvizuar dhe për të marra masat, pasi në të kundërt do të jetë shumë vonë.“Sapo ra termet i forte ne Korce..!Merreni seriozisht apelin e presidentit dhe sidomos shiheni mire harten poshtë, ajo është e 2019, reale dhe kercenuese. Filloni levizni, sa nuk eshte vonë.”-shkruan Panariti.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303