Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar ditën e sotme ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett.
Të dy kanë biseduar lidhur me dialogun dhe bashkëpunimi i Kosovës me SHBA-në.
Thaçi ka theksuar se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë vlera, parime dhe synime të përbashkëta.
“Në këtë rast, synimi ynë i përbashkët është të ndërtojmë paqe e stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon, si parakusht për zhvillim e prosperitet të vendit tonë”, ka thënë Thaçi.
Lidhur me dialogun, Thaçi ka thënë se çelës për paqen është arritja e një marrëveshjeje paqësore, gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë./real-news.tv

