Thaçi dhe Vuçiç do të takohen në New York

thaci-vucic.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të marrin pjesë në asamblenë e Kombeve të Bashkuara në New York.

Presidenti Thaçi para dy ditësh ka udhëtuar për në SHBA. Aktualisht ai po qëndron në në Iowa nga ku do të shkojë edhe në Nju Jork.

Shefja në largim e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini do të takohet me liderët nga Ballkani Perëndimor në New York më 22 shtator.

Mogherini do të ketë një darkë pune me liderët nga Ballkani Perëndimor përpara fillimit të Asamblesë së Përgjithshme të KB në Nju Jork, sipas Komisionit Evropian.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303