Thaçi kthehet nga SHBA, ka një thirrje për qeverinë e Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pas kthimit nga SHBA ku ishte i ftuar për ceremoninë e përvitshme të Lutjeve të Mëngjesit, si dhe pas takimeve me zyrtarë të lartë amerikan atje, me ardhjen në Kosovë ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka kumtuar edhe porositë e marra nga Washingtoni.

Ai kishte një mesazh të rëndësishëm për qeverinë e Kosovës. Thaçi kërkoi nga institucionet që të respektohet këshilla e SHBA-ve, pasi sipas tij Washingtoni është në unison me vendimin për pezullimin e përkohshëm të taksës 100% të mallrave serbe dhe boshnjake.  /real-news.tv/