fbpx

Thaçi paralajmëron serbët: Kush largohet nga Policia e Kosovës, nuk kthehet më

Hashim-Thaci.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka lëshuar një thirrje ndaj serbëve, të cilën nëse duan të largohet nga Policia e Kosovës, për ta nuk do ketë më kthim.

Ky lajm është bërë i ditur nga vetë Thaçi me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, ku ai shkruan se Serbia duhet t’i ndalë menjëherë interferimet dhe veprimet armiqësore në punën e institucioneve të Kosovës.

“Është në vullnetin individual të secilit që të vendos nëse do të qëndrojë apo të largohet, por një gjë është e qartë: nuk lejojmë vakum dhe çdokush që largohet më nuk do të kthehet. Vendet e tyre do të plotësohen menjëherë me pjesëtarë tjerë të të gjitha komuniteteve. Kosova nuk është më tepër e një etnie apo më pak e një tjetre, por është e të gjithëve dhe ne duhet ta ndërtojmë së bashku”, shkruan Thaçi ndër të tjera./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303