Thaçi përkujton 147 martirët e Izbicës

Sot janë bërë 20 vite nga masakra në Izbicë, ku janë vrarë nga forcat serbe 147 shqiptarë të Kosovës. Në nder të tyre Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të këtij fshati, duke vënë kurorë lulesh për 147 martirët.

“Sot dhe përgjithmonë do të jenë në mendjet dhe zemrat tona”, ka shkruar ai në Facebook.

Më 28 mars 1999 ka ndodhur masakra e Izbicës, ku nga forcat policore e ushtarake të armikut u vranë 147 shqiptarë.  Pas masakrës, kufomat e të vrarëve, i varrosen fshatarët e kësaj ane në fshatin Izbicë, por forcat serbe i zhvarrosën duke i dërguar në lokacione të ndryshme në Kosovë e Serbi.